Thirren protesta para LDK-së për ta mbrojtur Abdixhikun
Zhvillimet brenda Lidhjes Demokratike të Kosovës kanë nxitur edhe thirrje për “ta mbrojtur” Lumir Abdixhikun me protesta.
Në faqen “Lidhja me Popullin” është postuar një ftesë për protestë. Sipas këtij njoftimi, të dielën nga ora 17:00 do të protestohet para objektit të LDK-së në mbrojtje të Abdixikut.
“Të dielën, në ora 17:00, para selisë qendrore të LDK-së, le të tregojmë se LDK ka mijëra njerëz që nuk pranojnë t’i imponohet vullneti i pakicës.
Ejani me familje, me miq dhe me flamujt e LDK-së. Le ta mbrojmë shtëpinë tonë politike dhe ta dëshmojmë se zëri i anëtarit vlen më shumë se pazaret e disa delegatëve”, thuhet aty.
