Therja e nxënësit në Prishtinë, eksperti: Të angazhohen policë civilë pranë shkollave

Njohësi i arsimit dhe i sigurisë, Jonuz Salihaj, pas therjes së nxënësit që ndodhi sot në Prishtinë – ditën e parë të vitit të ri shkollor, ka dhënë disa propozime që sipas tij duhet zbatuar që të sigurohen shkollat.

Ai thotë se qysh në ditën e parë të vitit të ri shkollor, duhet të vendosen policë civilë afër objekteve ku merret dije.

“Nuk po them për policë të uniformuar, por për njerëz pa uniformë, duhej të ishin afër shkollave, edhe në ditën e parë të mësimit, derisa nxënësit të ambientohen, dhe pastaj ta merr në dorë drejtori i shkollës, dhe organet qeverisëse e shkollës”, u shpreh Salihaj.

“Sigurisht ka një plan hartues të shkollës, dhe i identifikon të gjithë problemet që janë në shkollë, përmes kujdestarëve të klasë. Për fat të keq, ora e kujdestarisë mbahet veç formalitet”, shtoi ai në “Edicionin Special”.

Go to TOP