Theret me thikë një burrë në Deçan, i dyshuari ikë nga vendi i ngjarjes

Policia ka njoftuar se një burrë është therur me thikë dje në Deçan. Pas trajtimit në QMF’në e Deçanit, ai është dërguar në QKUK.

I dyshuari ka ikur nga vendi i ngjarjes, ndërsa rasti po hetohet.

“VRASJE NË TENTATIVË- Deçan / 08.09.2024-22:30. Viktima mashkull kosovar ka pësuar lëndime pasi që i njëjti dyshohet se është therë me një mjet të mprehtë-thikë nga i dyshuari kosovar, i cili është larguar nga vendi i ngjarjes në drejtim të panjohur. Viktima pas tretmanit mjekësor në QMF-Deçan, është dërguar për trajtim të mëtutjeshëm mjekësor në QKUK. Lidhur me rastin është informuar e konsultuar edhe prokurori, ndërsa njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe janë duke hetuar rastin.”

Go to TOP