Thaçi, Veseli, Selimi e Krasniqi deklarohen të pafajshëm

Ish krerët e UÇK-së, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi e Jakup Krasniqi, janë deklaruar të pafajshëm për pikat për të cilat ngarkohen në aktakuzë.

Të gjithë thanë se janë të pafajshëm kur u pyetën nga prokurorja pas leximit të aktakuzave.

“Jam plotësisht i pafajshëm”, tha ish presidenti Thaçi.

Ndërsa, Veseli përpos që i pafajshëm, u shpreh i pakënaqur me vonesën dyvjeçare të gjykatës.

“Jam i pafajshëm, e shpreh pakënaqësinë time për një vonesë dyvjeçare”, tha Veseli,.

“Jam plotësisht i pafajshëm”, u deklarua Rexhep Selimi.

Ndërsa, Jakup Krasniqi tha se nuk ka lidhje me asnjë nga pikat e aktakuzës.

“Nuk e kuptoj aktakuzën. Unë nuk kam lidhje me asnjë nga pikat që i lexoi prokurorja. Aktakuzën e kuptoj kështu siç është por nuk mbaj përgjegjësi për asnjë nga ato që ngarkohem. Jam plotësisht i pafajshëm”, tha Krasniqi.

Go to TOP