Testi i Ramës, rruga e bllokuar në Prishtinë shndërrohet në hapësirë loje e argëtimi
Një test për qarkohen njëkahore është në proces edhe këtë fundjavë në Prishtinë.
Shumë qytetarë të kryeqytetit e kanë kritikuar Komunën e Prishtinës për këto testime, për shkak të tollovive eventuale që kanë mundur të shkaktohen në trafik.
Megjithatë, ka qytetarë që e mirëpresin testin, e sidomos ata që janë pasionantë të hapësirave publike për lojëra e aktivitete rekreative.
Prishtinasi Shpend Lila, ka publikuar disa fotografi nga rruga “Xhorxh Bush”, që përshkon rreth katedrales “Nënë Tereza” në Prishtinë, e cila sot është bllokuar për qarkullimin e veturave.
Nga fotografitë, shihet se fëmijët dhe të rinjtë rrugën që zakonisht është e stërngarkuar nga veturat, sot është shndërruar në një hapësire loje e argëtimi.
Disa shihen duke luajtur basketboll, të tjerë ping-pong dhe disa të tjerë rrugën e shfrytëzojnë për çiklizëm. Po ashtu, në rrugë shihet edhe një DJ.
“Po m’pëlqen qikjo Prishtinë”, ka shkruar qytetari Lila në Facebook.