Tërnava: Serbia bën çmos që ta destabilizojë situatën në Kosovë
Kanë kaluar 13 vjet që kur polici i forcave speciale ROSU, Enver Zymberi, ra në krye të detyrës. Zymberi humbi jetën më 25 korrik 2011, gjatë një aksioni drejt pikave kufitare në veri të Kosovës, në përpjekje për t’i marrë nën kontroll ato.
Njohësi i sigurisë, Hajrullah Tërnava, vlerësoi se institucionet e Kosovës duhet të jenë të vetëdijshme për agresionin e Serbisë, pasi është armik shekullor.
Ai tha në Info Plus të RTK-së se politika e Serbisë gjithmonë ka pasur qëllime agresioni ndaj Kosovës, duke përfshirë edhe sulmin terrorist të 24 shtatorit.
“Serbia bën çmos që ta destabilizojë situatën. Ne duhet të kemi të qartë se ata kanë qëllime dhe apetite ndaj Kosovës,” tha ai.
Tërnava shtoi se terroristi Milan Radoiçiq është i lidhur drejtpërdrejt me liderin e Serbisë.
