Termokos ndan 15 bursa për studentët e fakulteteve teknike, për vitin e tretë radhazi
Termokos, nën udhëheqjen e kryeshefit ekzekutiv Fisnik Osmani, ka shpallur ndarjen e 15 bursave për studentët e Fakultetit të Inxhinierisë Mekanike (FIM), Fakultetit të Inxhinierisë së Ndërtimit (FIN) dhe Fakultetit të Inxhinierisë Elektrike dhe Kompjuterike (FIEK).
Kjo nismë, që tashmë po vazhdon për të tretin vit radhazi, synon të mbështesë studentët e dalluar në fushat teknike dhe të kontribuojë në ndërtimin e një të ardhmeje të qëndrueshme për kryeqytetin. “Ne jemi të përkushtuar të ndihmojmë studentët tanë të shkëlqejnë në fushën e inxhinierisë dhe të ndërtojmë së bashku një të ardhme me shumë suksese,” ka theksuar Termokos në njoftimin zyrtar.
Së shpejti, njësitë akademike përkatëse do të publikojnë procedurat dhe kriteret për aplikim në këto bursa.
Përmes kësaj nisme, Termokos vazhdon të japë kontribut të rëndësishëm në fuqizimin e brezit të ri të inxhinierëve dhe në realizimin e vizionit për një Prishtinë më të gjelbër dhe më inovative. /Kosova.info/
