Tërmetet më shkatërruese që kanë ndodhur nga viti 2003
Tërmetet në Turqi dhe Siri kanë lën të vdekur më shumë se 17.000 njerëz, ndërsa numri pritet të rritet akoma derisa operacionet e kërkim-shpëtimit po vazhdojnë.
Që nga fillimi i shekullit 21, disa tërmete kanë goditur vende të ndryshme duke lëna mijëra njerëz të vdekur.
Më poshtë janë disa nga tërmetet e tjera të mëdha që kanë goditur botën që nga fillimi i shekullit 21.
Oqeani Indian, 2004
Një tërmet me magnitudë 9.15 afër ishullit Sumatra shkaktoi një cunami në Indonezi, Tajlandë, Indi, Sri Lanka dhe vende të tjera, duke vrarë të paktën 230,000 njerëz.
Haiti, 2010
Kryeqyteti i Haitit Port-au-Prince u shkatërrua nga një tërmet me magnitudë 7.0, i cili vrau rreth 316,000 njerëz dhe shkatërroi 80,000 ndërtesa.
Kinë, 2008
Vlerësohet se 87,600 njerëz vdiqën kur një tërmet me magnitudë 7.8 goditi provincën Sichuan të Kinës.
Pakistan, 2005
Një tërmet me magnitudë 7.6 goditi Islamabadin, duke vrarë të paktën 73,000 njerëz, si dhe Kashmirin Indian, ku vdiqën 1,244 persona.
Iran, 2003
Një tërmet me magnitudë 6.6 goditi provincën juglindore të Iranit Kerman dhe qytetin Bam. Rreth 31,000 jetë u humbën.
