Tërmet i fortë edhe në Greqi

Greqia është tronditur nga lëkundjet sizmike në orët e kësaj pasditeje.

Sipas institutit grek të sizmologjisë, tërmeti ka qenë me magnitudë 4.7 i shkallës Rihter, me epiqendër në qytetin Kilini.

Nga lëkundjet sizmike nuk ka raportime për persona të lënduar dhe as për dëme materiale.

Ndryshe edhe një ditë më parë Greqia u godit nga tërmeti.

Po ashtu sot ka pasur termet edhe në Maqedoninë Veriore. 

Go to TOP