Tërhiqet shorti për gjysmëfinalet e Kupës

Më 26 e 27 prill në palestrën ‘Bill Clinton’ në Ferizaj do të mbahet turneu final i Kupës së Republikës së Kosovës në hendboll.

Turneun final të Kupës e organizojnë KH Kastrioti dhe KHF Ferizaj.

Të enjten në lokalet e FHK-së është tërhequr shorti i gjysmëfinales.

Te hendbollistet dy ndeshjet vlerësohen shumë interesante.  Gjysmëfinalja e parë vë përballë Samadrexhën e Ferizajn, ndërsa në të dytën takohen Istogu e Vushtrria.

Të gjitha skuadrat kanë pretendimet për ta fituar trofeun e çmuar të Kupës.

Fitues në fuqi është Ferizaj. /Kosova.info/


Go to TOP