Tentoi t’i korruptojë policët për mos vendosjen e stikerave në kamion, arrestohet serbi në magjistralen Mitrovicë-Leposaviq

Është arrestuar një serb në magjistralen Mitrovicë-Leposaviq për veprën penale marrje ryshfeti.

Sipas njoftimit ai ishte duke e drejtuar një kamion pa stikera dhe se në momentin kur policia ka dashur që ta gjobitin atë, ai ka tentuar që t’i korruptojë zyrtarët policor me para.
“Zyrtarë policorë nga stacioni Policor Zveçan, gjatë realizimit të detyrave të tyre të zakonshme, në magjistralen Mitrovicë-Leposaviq, sot më 29.12.2023 rreth orës 10:00, kanë ndaluar një automjet (kamion) me targa të Serbisë. Drejtuesi i automjetit nuk kishte vendosur stikerat në targa të kamionit dhe për këtë zyrtarët policorë e kanë njoftuar se do t’i shqiptojnë gjobë. Derisa zyrtarët policorë po i shqiptonin gjobën, drejtuesi i automjetit afrohet te vetura e policisë duke u ofruar para me qëllim që t’i ikte gjobës”, thuhet në njoftim.
Ai është ndaluar për 48 orë.

“Për këtë veprim zyrtarët policorë kanë njoftuar Njësinë Rajonale për Hetimin e Krimeve Ekonomike e Korrupsionit në Mitrovicë-Veri, të cilët kanë iniciuar rastin ‘dhënie e ryshfetit’ kundrejt të dyshuarit A.G ( viti i lindjes 1977, mashkull serb shtetas i Serbisë). Për rastin është njoftuar prokurori i cili të dyshuarit i ka caktuar masën e ndalimit policor prej 48 orëve.”, thuhet në njoftim.

Go to TOP