Tentoi të fshihte armën, arrestohet i dyshuari që shtiu me armë zjarri në Gjilan

Drejtoria Rajonale e Policisë së Kosovës, Stacioni Policor në Gjilan ka pranuar një informatë për të shtëna me armë zjarri në një rrugë në qytetin e Gjilanit, ndërsa kanë arritur të arrestojnë të dyshuarin shtetas i Republikës së Kosovës D.K. (2003).

I dyshuari në vendin e ngjarjes ka tentuar për ta fshehur armën duke e hedhur nga automjeti që e drejtonte.

Zyrtarët policor kanë arritur që të e gjejnë armen e tipit Zoraki M 906, Cal .9mm, si dhe dy fishkë të pa shkrepur të armës përkatëse të cila janë konfiskuar si prova materiale.

Gjatë intervenimit në këtë lokacion nga njësiti në fjalë është arritur të gjenden edhe një thikë dhe një shufër metalike të cilat po ashtu janë konfiskuar.

I dyshuari është intervistuar në prani të avokatit mbrojtës, dhe me urdhër të Prokurorit të Shtetit ndaj t’i caktohet masa e ndalimit për 48 orë.

Go to TOP