Tensionet situata mes Kinës dhe Tajvanit/ Presidenti Xi paralajmëron forcat e armatosura kineze të përgatiten për luftë, çfarë pritet
Presidenti i Kinës, Xi Jinping ka paralajmëruar forcat e armatosura kineze të përgatiten për luftë, lidhur e konfliktin me Tajvanin.
Xi i ka kërkuar ushtrisë kineze që të përgatitet për luftime të vërteta, raportoi sot media kombëtare e Kinës. Vërejtjet erdhën disa ditë pasi Pekini mbajti stërvitje masive ushtarake rreth Tajvanit, të cilat raportohet se përfshinin simulimin e sulmeve precize në ishullin vetëqeverisës.
Duke iu drejtuar personelit ushtarak në një bazë marine në Kinën Jugore të martën, Xi bëri thirrje për forcimin e ” stërvitjes ushtarake të orientuar drejt luftimit aktual “, siç citohet nga kanali shtetëror CCTV.
Udhëheqësi kinez raportohet të ketë emëruar mbrojtjen e “sovranitetit territorial dhe interesave detare “të Pekinit, si dhe mbrojtjen e “stabilitetit të përgjithshëm periferik” si misionin kryesor të marinës.
Të shtunën, Kina nisi stërvitjet ushtarake tre-ditore të koduara “Shpata e Bashkuar e mprehtë” në afërsi të Tajvanit. Sipas ushtrisë së Taipeit, ajo zbuloi nëntë anije luftarake dhe rreth 71 avionë luftarakë në zonë.
