Tensionet në veri të Kosovës, Lindita Nikolla bën thirrje për vetëpërmbajtje të të dy shteteve

Kryetarja e Kuvendit Shqiptar, Lindita Nikolla ka dalë me një reagim zyrtar pas tensionimit të situatës në Veri të Kosovës.

Nikolla duke e quajtur të drejtë zbatimin e marrëveshjes së reciprocitetit, thotë se ajo duhet zbatuar me maturi, teksa shton se bashkëpunimi me partnerët ndërkombëtarë tregon vizionin dhe pjekurinë e Qeverisë së Kosovës.

“Parimi i drejtë i reciprocitetit duhet zbatuar me maturi, vetëpërmbajtje nga të dy shtetet dhe në konsultim me ShBA dhe BE. Përmbajtja e Qeverisë së Kosovës dhe bashkëpunimi i saj me partnerët ndërkombëtarë nuk tregojnë dobësi, por fuqinë që buron nga e drejta, si edhe vizionin e pjekurinë e Qeverisë së Kosovës”, shkruan Nikolla në rrjetet sociale.

Go to TOP