Tensione mes studentëve e policisë para Rektoratit
Situata mes policisë e studentëve është tensionuar para objektit të Rektoratit, pasi që senatorët në largim po kundërshtojnë mbajtjen e mbledhjes për zgjedhjen e Këshillit të ri Drejtues.
Pasi policia erdhi në vendin e ngjarjes, u vendos që të vazhdojë mbajtja e mbledhjes, duke pësuar me reagim nga senatorët në largim, të cilët përpiqeshin të pengonin procesin.
Brenda Rektoratit u futën ata qe ishin të ftuar, të cilët përcilleshin me brohoritma “marre”, nga senatorët në largim.
Pasi hynë brenda, procesi i zgjedhjes së Këshillit Drejtues ka filluar.
