Tension në Kuvend, kërkohet ndërhyrja e sigurimit

Ndërkohë në Kuvendin e Kosovës, sot, ka ndodhur një situatë e pasi nënkryetarja Saranda Bogujevci ka kërkuar që sigurimi ta largojë nga salla deputetin e Lëvizjes Vetëvendosje, Sali Zyba dhe atë të Partisë Demokratike të Kosovës, Ferat Shala.

Kjo ngjarje ndodhi në kohën kur PDK-ja kërkonte ta vazhdonte diskutimin me mazhorancën dhe Bogujevci tha se rregullorja nuk e lejonte që diskutimi të vazhdonte në atë mënyrë.

Pasi doli në foltore, deputeti i PDK-së e kapi mikrofonin, ndërkaq për të ndërhyrë shkoi deputeti i Vetëvendosjes.

Go to TOP