Policia e Ferizajt shqiptoi mbi 5100 gjoba e hoqi 67 patentë shofer gjatë prillit për këto kundërvajtje

Policia e Rajonit të Ferizajt ka njoftuar lidhur me gjobat që ka shqiptuar gjatë muajit prill të këtij viti.

Në njoftimin e publikuar në Facebook thuhet se janë shqiptuar mbi 5 mijë gjoba për kundërvajtje dhe se ka hequr 67 patentë shoferë për drejtuesit që kanë shkaktuar kundërvajtje më të rënda në komunikacion, ku parashihet masa mbrojtëse heqje e patentë shoferit.

Gjobat e shqiptuara për kundërvajtje kanë të bëjnë me tejkalim të shpejtësisë, përdorim të telefonit gjatë vozitjes, xhamat e errët, mos përdorimi i rripit të sigurisë, skadim të regjistrimit, drejtim i automjetetit pa patent shoferë etj.

Go to TOP