Teksa SHBA-ja dhe Evropa i ofrojnë garanci sigurie, Zelensky “përfiton politikisht”
Në një takim në Uashington ndërmjet presidentit ukrainas, Volodymyr Zelensky, presidentit amerikan, Donald Trump, dhe udhëheqësve evropianë, mbështetësit e Ukrainës u zotuan për përkrahje të vazhdueshme, ndonëse hollësitë mbeten të panjohura.
Sipas një analisti të politikës së jashtme, ofertat për garanci perëndimore të sigurisë do ta forcojnë pozicionin e Zelenskyt në bisedimet e ardhshme për paqe.
