Teksa flitet për afrimitetin e krijuar mes Donaldit dhe Batrixit, Semi revoltohet dhe largohet nga studio e BBV

Në Big Brother VIP ka qenë e mbushur me plot emocione.

Njëra ndër ngjarjet më të komentuara të mbrëmjes ishte afrimiteti i krijuar mes këngëtares Beatrix Ramosaj dhe aktorit Donald Veshaj.

Publiku dhe banorët nga jashtë kanë ngelur të habitur nga kjo afërsi e shfaqur mes tyre, pasi Donaldi kishte lënë të kuptohet se ka ende ndjenja për Bora Zemanin në fillim të këtij spektakli.

Duke komentuar situatën, këngëtarja Semi Jaupaj e cila është shoqe e ngushtë e Borës dhe Donaldit, është parë në studio e habitur nga kjo që ka ndodhur.

Kur u pyet nga prezantuesja Arbana Osmani në lidhje me këtë relacion, Semi u shpreh se për të është në rregull, por pret që t’ia kthejë lodrën prej pelushi që ia ka lënë brenda.

Gjersa në studio ka vazhduar të bisedohet për këtë temë, Semi është para teksa largohet, duke mos dashur që të qëndrojë aty.

Vet Donaldi kur u pyet për lidhjen e tij të afërt që ka krijuar me Beatrixin, u shpreh: “Po bëj atë që dua”.

Go to TOP