Te Strasbourg kanë besim se mund ta fitojnë Conference League
Ndihmëstrajneri i Strasbourg, Filipe Coelho, ka thënë se te ekipi francez ka besim të plotë se mund ta fitojë kompeticionin Conference League duke theksuar se të gjithë në klub janë të përqendruar maksimalisht në ndeshjen e ardhshme.
Starsbourg luan sonte kundër skuadrës spanjolle, Rayo Vallecano.
“Ne besojmë se mund ta fitojmë garën. Ka ambicie, vetëbesim dhe mbi të gjitha shumë fokus në ndeshjen e së enjtes,” ka deklaruar Coelho.
Para ndeshjes së gjysmëfinales së Conference League, skuadra franceze po kalon një nga momentet më të rëndësishme në historinë e saj evropiane.
Coelho ka folur edhe për rrugëtimin e skuadrës dhe zhvillimin e saj në vitet e fundit. Ai ka theksuar se Strasburgu ka kaluar disa hapa të rëndësishëm për të arritur deri në këtë fazë, por tani vëmendja është plotësisht te ndeshja e ardhshme në Madrid, me synimin për një rezultat pozitiv që mban gjallë ëndrrën e finales në Gjermani.
Coelho, i cili ka kaluar shtatëmbëdhjetë vite te Benfica duke zhvilluar talente dhe ndërtuar identitet loje, më pas ka punuar te Estoril, Chelsea dhe aktualisht është pjesë e stafit teknik të Gary O’Neil te Strasbourg.
Ai gjithashtu ka vlerësuar disa nga lojtarët me të cilët ka punuar duke veçuar Joao Neves si një nga talentet më të veçantë që ka trajnuar ndonjëherë.
