Të shtëna me armë në Kanada, vriten 5 persona, mes tyre dhe autori

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Toronto, ku një person ka hapur zjarr dhe për pasojë ka vrarë 4 persona dhe ka lënë të plagosur një tjetër.

Kreu i policisë, Jim McSween ka bërë me dije se ngjarja ka ndodhur në një ndërtesë banimi në Kanadanë lindore. Po ashtu, McSween sqaroi se pas një shkëmbimi zjarri mes forcave të rendit dhe autorit, ky i fundit ka mbetur i vdekur..

“Pesë persona u vranë dhe një tjetër u plagos dje, në një incident me armë zjarri në Toronto , në Kanadanë lindore . Sulmuesi gjithashtu ka rënë i vdekur pas një shkëmbimi zjarri me forcat e rendit”, deklaroi Jim McSween.

Go to TOP