Të premten promovohet libri Atletët e Lirisë!

Këtê të premtë tê 14 qershorit, në vigjilie të 25 vjetorit të çlirimit dhe të lirisë së Kosovës, në Prishtinë, promovohet libri monografiko historik Atletët e Lirisë, i cili pasqyron ngjarjet epike dhe aktivitetin bravuroz diplomatik të liberal demokratëve të Kosovës, gjatë 30 vjetëve veprimtarie (1991-2021), të para, gjatë dhe të pas luftës për lirinë dhe pavarësine e Kosovës!
Në librin Atletët e Lirisë pershkruhet angazhimi historik i sensibilizimit dhe ndërkombëtarizimit të çeshtjes se Kosovës nga vitet e 90-ta, i liberal demokratëve të Kosovës(PLK) në diplomacinë europiane dhe botërore dhe forcave tjera politike në krye me presidentin historik Ibrahim Rugova, lufta titanike dhe heroike e UÇK, në krye me komandantin legjendar Adem Jashari, krimet dhe gjenocidi serb në Kosovë, konsolidimi dhe sanimi i pasojave të luftës, shpallja e pavarësisë së Kosovës nga presidenti dhe lideri i luftës dhe i paqës Hashim Thaqi, njohjet ndërkombëtare, progresi dhe forcimi i shtetësisë së Kosovë dhe shumë çështje të tjera të thëna e të pa thëna të Kosovës dhe në Kosovën martire…!

Go to TOP