Përparim Rama: Në sheshin “Xhorxh Bush” po punohet në katër fronte
Kreu i Komunës së Prishtinës, Perparim Rama, ka treguar se në sheshin “Xhorxh Bush” po vazhdojnë punimet.
Ai ka thënë se po punohet në katë fronte në të njejtën kohë, duke demoluar shtresën ekzistuese, duke vendosur rrjetin e ujësjellsit dhe duke punuar në vendosjen e places së betonit dhe pastaj pllakave të granitit.

Postimi i plotë:
Në sheshin “Xhorxh Bush” po punohet në katër fronte njëkohësisht:
Demolimi i shtresës ekzistuese;
Vendosja e rrjetit të ri të ujësjellësit;
Punimet në pllakën betonarme;
Vendosja e pllakave të granitit.
Vazhdojmë.
