Të burgosurit e Dubravës angazhohen për përmirësim të infrastrukturës
Të burgosurit në Qendrën Korrektuese të Dubravës janë angazhuar në përmirësimin e infrastrukturës së kësaj qendre.
Kështu ka bërë të ditur Shërbimi Korrektues i Kosovës.
“Këto angazhime janë pjesë e programeve rehabilituese që synojnë t’u ofrojnë të burgosurve mundësi për të kontribuar në përmirësimin e kushteve të qëndrimit dhe zhvillimin e aftësive të tyre praktike”, thuhet në njoftimin në facebook.
Përmes këtyre iniciative, ShKK ka për qëllim risocializimin dhe integrimin e tyre në shoqëri pas përfundimit të dënimit. /Kosova.info/