Të besosh pa “ndihmën” e religjionit

Shkruan: Pal ShTUFI

Të besosh pa i përkitur asnjë religjioni, ai është besim i sinqertë, i pastër dhe i pangarkuar me doktrinën politike që bartin religjionet.

Shqiptarët kurrë nuk kanë qenë ndjekës të zjarrtë të feve, as kur ishin të krishterë, as kur u konvertuan në myslimanë. Se po të kishin qenë besimtarë të fortë, nuk do të ishin konvertuar aq lehtë.

Shqiptari ideal është shqiptari pa përcaktim fetar. Në të vërtetë, kështu ka qenë në të gjitha periudhat historike.

Mirëpo, i kuptoj plotësisht edhe ata që nuk mund ta përfytyrojnë jetën pa i takuar ndonjë religjioni.

Edhe pse nuk jam besimtar, e përkrah idenë e organizatës “Shqiptaria” (gjithnjë sipas motos “Feja shqiptarit është shqiptaria”), të cilën e udhëheq Basri Beka.

Thirrja e kësaj organizate është racionale, historike dhe plotësisht në përputhje me aktualitetin në Kosovë dhe në Perëndimin e ndritur – atje ku tanimë ekziston një besim i shkëputur (rreth 25%) tërësisht nga religjioni.

Kush nuk mund të përcaktohet për ateizëm, le t’i besojë ekzitencës së ndonjë zoti, pa iu nënshtruar komitetit politik të religjionit.

Të mbetesh vetvetja është me rëndësi, duke ruajtur gjithnjë gjallërinë e prushit të identitetit tënd.


Go to TOP