Tarifat e reja të energjisë – lokali njofton klientët për çmimet e reja
Një lokal në qytetin e Klinës ka njoftuar klientët e tij përmes një njoftimi të vendosur në hyrje se, për shkak të rritjes së çmimeve të furnizuesve të kafesë, pijeve dhe rrymës elektrike, është i detyruar të ndryshojë çmimet që nga data 1 maj 2025.
“Klientë të nderuar, ju njoftojmë me keqardhje se jemi të detyruar t’i ndryshojmë çmimet mbas ngritjes së çmimeve furnizuese të kafes, pijeve dhe rrymës prej datës 01 Maj 2025. Faleminderit për mirëkuptim!”, thuhet në njoftim.
Ky veprim vjen në një kohë kur pas vendimit të ZRrE-së për tarifat e reja të energjisë, kostot e operimit janë në rritje të vazhdueshme dhe shumë biznese të ngjashme po përballen me sfida të ngjashme financiare. /Kosova.info/
