Taravari i reagon Mickoskit: Nuk bëhem pjesë e koalicionit Fronti Evropian

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, u shpreh sot se kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari, po vendos të kthehet në krahët e Ali Ahmetit. Por, pas kësaj  deklarate, ka reaguar Taravari, duke mohuar se do të bëhet pjesë e koalicionit Fronti Evropian.

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, u shpreh sot se kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari, po vendos të kthehet në krahët e Ali Ahmetit.

“Gjëja që më së paku kam pritur që të kthehet në krahët e Ali Ahmetit dhe të tjerëve. “Mund vetëm t’i dëshiroj fat dhe besoj se do të kemi një takim përfundimtar gjatë javës së ardhshme në të cilinë do të kemi një rezyme të asaj që është bërë dhe do t’i dëshiroj shëndet sepse ajo na duhet. Por më duhet të them se më së paku e kam menduar se do të kthehet në përqafimin e Ali Ahmetit dhe të tjerëve por ai është vendimi i tij. Jam i bindur se është vendim i pak njerëzve dhe jo i anëtarësisë së ASH-së”, tha Mickoski.

Pas deklaratës së Mickovskit ka reaguar përmes një deklarate me shkrim, Taravari duke mohuar se do të bëhet pjesë e koalicionit Fronti Evropian.

“E vërteta e vetme është se ne si parti kemi vendosur të dalim me lista të veçanta këshilltarësh në zgjedhjet lokale” ka thënë Taravari.

Partia e tij u bë pjesë e koalicionit VLEN dhe e Qeverisë dhe pas zgjedhjeve parlamentare të vitit të kaluar.

Go to TOP