Takimi sot taktikë për me shpërnda fajin

Shkruan: Shenoll MUHARrEMI

Nuk ka pritje e as besim për tejkalim të bllokadës nga takimi sot. Takim për sy e faqe duket me qenë. Bllokada vetëm sa mundet me u thellu më shumë. Nuk duket që ka vullnet, kryesisht pozicione të ngurta.

Natyrisht, dialogu politik, kompromiset dhe bashkëpunimi është rruga e duhur për me i adresu sfidat që kemi. Po duke parë qëndrimet e forta dhe duke u bazuar në përvojat e deritanishme, nuk pritet zhvillim pozitiv sot.

Sikur të kishte pasur vullnet për me e zhblloku Kuvendin, kjo do të kishte ndodhur moti, pa asnjë takim. Mjafton një veprim i thjeshtë sikur propozimi i një kandidati tjetër që i merr votat edhe kjo krizë përfundon. Po nuk ka as sinjale, as vullnet për zgjidhje.

Nuk kam as pritje, as besim se sot do të ndodhë diçka e mirë për qytetarët e Kosovës. Përkundrazi duket që qëllimi kryesor i Kurtit dhe LVV-së është shpërndarja e fajit dhe përgjegjësisë për bllokadën, sidomos pas sondazheve të fundit të Omnibus ku mbi 80% e qytetarëve e shohin LVV-në si fajtore kryesore.

Sot pritet më shumë taktizim, pozicionim i ngurtë dhe fatkeqësisht, fuqizim i bllokadës. Tashmë është e qartë që kjo krizë nuk zgjidhet me qasjet dhe mentalitetin politik që e kanë krijuar krizën.


Go to TOP