Tahiri: Nuk tërhiqemi nga kërkesa për Komision hetimor për energjinë

Shefi i Grupit Parlamentar i Partisë Demokratike e Kosovës, Abelard Tahiri ka përsëritur sot pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit se nuk do të marrin pjesë në asnjë votim pa u themeluar Komisioni hetimor për energjinë.

Tahiri tha se rreth dy orë kanë diskutuar në mbledhjen e Kryesisë së Kuvendit, ndërsa i tërë debati ishte për Komisionin hetimor.

“U bë dy orë kjo mbledhja e Kryesisë dhe e tëra thuajse ishte për Komisionin hetimor. Kemi pasur një debat goxha të gjatë, argumente e kundër-argumente”, tha ai.

“Pretendojmë se aty ka pasur manipulime të mëdha… Nuk tërhiqemi nga kërkesat tona legjitime. Hetimi parlamentar është instrument i opozitës… Nuk ka gjë më të rëndësishme se transparenca”, tha shefi i GP-së së PDK-së.

Tahiri përsëriti qëndrimin se PDK nuk do të merr pjesë në votime në seancat e Kuvendit dhe as në Komisionet parlamentare. 

Go to TOP