Tahiri – Kurtit: Ty Kuvendi t’vyn veç kur je ngushtë

Shefi i grupit parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, ka kërkuar nga kryeministri Kurti që të mos eksperimentojë dhe të reflektojë.

Tahiri ka thënë vendi ishte në “buzë të një rreziku shumë të madh”.
Tutje, Tahiri i ka reaguar Kurti që tha se është në Kuvend më shpesh se disa deputet, duke thënë se Kurti vjen në Kuvend veç kur është ngushtë.

“Edhe na duhet me i thanë disa çështje, po s’po i thojmë krejte sepse ne të gjithë e dijmë se cka është duke ndodhur. Vendi ka qenë buzë një rreziku shumë të madhe”

“Ty a din kur t’vyn Kuvendi, t’vyn veç kur je ngushtë, e ke pru referendumin, zgjedhjet me Serbinë, të kemi përkrah andaj qasjen ndryshoje”, ka thënë Tahiri.

Ndërsa Kurti pati këto fjalë për opozitën: “As nuk mundem pa juve as nuk dua pa juve”.

Go to TOP