‘Mund t’ju them mos shkoni, por jo kthehuni’, Kurti për largimin e serbëve nga institucionet

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka folur për largimin e serbëve nga institucionet duke thënë se atyre mund t’ju thotë “mos shkoni”, por jo “kthehuni”.

“Unë i kam bërë thirrje që mos t’i braktisin ato, mos shkoni kam thënë, por nuk ju kam thënë kthehuni, nuk kam të drejtë t’i them kthehuni. Shkuarja e tyre është akt individual politik, kthimi i tyre është çështje ligjore-kushtetuese”, tha ai.
Kurti ka komentuar edhe betimin e deputetëve të rinj të Listës Serbe.

“Nuk kam qenë në seancën e kaluar, por e pamë që u kthyen, u kthyen dhe e dhanë betimin, por nuk u kthyen ata që shkuan, u kthyen do tjerë, kthimi nuk mund të bëhet politikisht është çështje juridike, ligjore e kushtetuese.”, tha Kurti.

“Mos shkoni po, kthehuni nuk mundem”, tha ai ndër të tjera, ku potencoi se në Kosovë jetojnë edhe komunitete të tjera.

Go to TOP