Tahiri: Komisioni hetimor sa më parë, mediat sllovene vërtetuan dyshimet tona

Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri, në konferencën për media lidhur me formimin e Komisionit Hetimor për energjinë dhe përfshirjen e ambasadorit të Kosovës në Kroaci në shitblerjen e rrymës tha se skandalin nuk e kanë nxjerrë si opozitë por të njëjtin e kanë nxjerrë mediat sllovene.

“Zbulimi i kësaj afere mbrëmë në orët e vona dhe kur po vazhdon në çdo orë po dalin dokumente të reja nga kjo aferë e bën të domosdoshëm themelimin e Komisionit Hetimor. A ka ndodhë që këto mjete me u transferu mbrapa në forma të ndryshme siç është zbuluar nga mediat sllovene përmes kompanive të cilat kanë ra në duar të pushtetit në Republikën e Kosovës. Dyshimet tona po i faktojnë dhe po i vërtetojnë edhe mediat sllovene, prandaj këto nuk janë çështje që i kemi nxjerr ne, skandalin e zotëri Berishajt e kanë nxjerrë mediat sllovene dhe ne kërkojmë hetim sepse i njëjti është i involvuar edhe në çështjet energjetike në Republikën e Kosovës”, tha Tahiri.

Ai tha se pas raportimeve të mediave sllovene për involvimin e ambasadorit Berishaj në skandalin financiar nxjerr në pah se ambasadori është punëtor apo këshilltar i një kompanie energjetike me bazë në Serbi.

“Pas raportimeve të fundit nga mediat sllovene për involvimin e ambasadorit të Kosovës në Kroaci në një aferë jashtëzakonisht të madhe korruptive ku janë të involvuara edhe kompani serbe nxjerr në pah edhe një çështje tjetër të rëndësishme për Kosovën, nxjerr në pah se ambasadori ynë në Kroaci i cili ishte këshilltar i kryeministrit në qeverinë Kurti 1. Tash është punëtor apo këshilltar i një kompanie energjetike me bazë në Serbi, kompania GEN e cila sipas raportimeve të deritanishme e ka paguar ambasadorin tonë rreth 600 mijë euro”, tha ai.

Go to TOP