Tahiri i reagon Kurtit: Nga bashkimi kombëtar, në vetëmenaxhim të pakicës serbe

Ish-kryenegociatorja në dialogun me Serbinë, Edita Tahiri, ka bërë një reagim rreth vizitës së kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, në Tiranë.

Tahiri përmendi premtimin e Kurtit se për të ardhur në pushtet thoshte se Kosova duhet të bashkohet me Shqipërinë.

Por, ajo shprehet se tani Kurti po e bën “vetëmenaxhimin e pakicës serbe”, bazuar në ujdinë e arritur me Serbinë, për të qëndruar në pushtet.

Madje, ajo iu drejtua Kurtit se si do t’ua sqaronte këtë dallim të tij në Tiranë para shqiptarëve.

”Me ‘bashkimin kombëtar’ për të ardhur në pushtet; me ‘vetëmenaxhimin e pakicës serbe’ për të mbetur në pushtet – A thua si do ta shpjegojë këtë Kurti sot në Tiranë para shqiptarëve”, shkroi Tahiri. /Kosova.info/

Go to TOP