​FSK-ja në konferencën e nënoficerëve të Kartës së Adriatikut në Slloveni

FSK pjesë e konferencës së nënoficerëve të Kartës së Adriatikut në Republikën e Sllovenisë

Forca e Sigurisë së Kosovës bën të ditur se rreshter majori i FSK-së, Bedri Zuka, po merr pjesë në Konferencën e nënoficerëve të Kartës së Adriatikut ( A5),  të udhëhequr nga Rreshter Majori i ushtrisë Sllovene, Kovaç.

“Kjo ngjarje është duke u realizuar në NATO Montain Warfare Center for Exellence, me këtë rast rreshter major Zuka ka prezantuar të arriturat e korit të nënoficerëve të Forcës së Sigurisë së Kosovës, sukseset, sfidat  dhe rekrutimin në ushtrinë e Kosovës”.

“Gjithashtu, në kuadër të  bashkëpunimit me Republikën e Sllovenisë, në Kampin e 16-të Dimërorë, në mesin e 22 shteteve anëtare të NATO-s, Forcën e Sigurisë së Kosovës është duke e përfaqësuar, OR5 Besnik Nebihu i cili në aktivitetet e realizuara nga data 17-24 mars, ka treguar suksese të larta, duke përfaqësuar denjësisht Forcën e Sigurisë së Kosovës. /Kosova.info/

Go to TOP