Për herë të parë, Shoqata e Kimistëve e Kosovës përfaqësohet në Olimpiadën Botërore të Kimisë
Shoqata e Kimistëve e Kosovës ka shënuar një moment të rëndësishëm në historinë e saj duke marrë pjesë për herë të parë në Olimpiadën Botërore të Kimisë (IChO), pas pranimit zyrtar në këtë organizim prestigjioz ndërkombëtar.
Në emër të Shoqatës së Kimistëve të Kosovës, profesori Musaj Paçarizi është nisur drejt Tashkentit të Uzbekistanit, ku do të marrë pjesë në cilësinë e vëzhguesit në edicionin e sivjetmë të Olimpiadës, që zhvillohet nga 10 deri më 19 korrik 2026.
Prof. Paçarizi e cilësoi këtë pjesëmarrje si një nder të veçantë duke theksuar se përfaqësimi i Shoqatës së Kimistëve të Kosovës dhe i shtetit të Kosovës në një ngjarje të këtij niveli është një hap i rëndësishëm për komunitetin shkencor dhe zhvillimin e kimisë në vend. /Kosova.info/
