Dega e LDK Gjakovë homazhe  pranë lapidarit dëshmorit të kombit Mark Malota

Kryetari i degës së LDK-së në Gjakovë, Shefqet Shehu, i shoqëruar nga anëtarë të kryesisë, struktura dhe veprimtarë, bënë homazhe pranë lapidarit të veprimtarit të çështjes kombëtare, ish-nënkryetarit të LDK-së dega në Gjakovë, dëshmorit të kombit Mark Malota, në 24-vjetorin e rënies heroike të tij.

Shehu tha se vepra madhore, vizioni politik e kombëtar që e barti Mark Malota, është vlerë për të kaluarën dhe të ardhmen e vendit. Ai mbetet një nga figurat qendrore, figurë kjo që na dëshmon gjithmonë sakrificën e kombit tonë për liri dhe pavarësi.

“Atdhetari e patrioti, Mark Malota, duke qenë një nga personalitetet që punoi ngushtë me Presidentin historik, Ibrahim Rugovën, do të mbetet një nga pishtarët e lirisë dhe pavarësisë së Kosovës.

Rrugën që ai e trasoi dhe gjithë heronjtë tanë, ne si LDK, do ta vazhdojmë me devotshmëri e përkushtim të lartë” tha ai. /Kosova.info/

Go to TOP