Tahiri: E tmerrshme, qytetarët e Ferizajt, Kaçanikut e Hanit të Elezit blejnë naftë në Maqedoni

Shefi i grupit parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri e ka akuzuar Qeverinë për politika të gabuara fiskale ndaj produkteve esenciale.

Në debatin parlamentar për ngritjen e çmimeve, Tahiri kërkoi lirim nga akciza të derivateve të naftës.

Për këtë ai tha se po e jep një shembull konkret.

“Kjo nuk ka ndodh më parë. Është e tmerrshme. Qytetarët e Kaçanikut, Hanit të Elezit e Ferizajt shkojnë për t’u furnizuar me naftë në Maqedoni, për shkak se e kanë ulë akcizën atje”, tha Tahiri.

Go to TOP