Szunyog viziton Kllokotin dhe Vitinë, me kryetarët e tyre diskuton për nevojat urgjente në këto komuna

Shefi i zyrës së BE-së në Kosovë, Tomas Szunyog, ka vizituar sot komunën e Kllokotit dhe atë të Vitisë, ku u takua me kryetarët e këtyre komunave.

Szunyog, në një postim në Twitter, ka shkruar se me Bogdanoviqin dhe Halitin kanë diskutuar për qasje gjatë gjithë kohës në ujë të pijshëm në Viti e Kllokot dhe bashkëpunimin e tyre me Qeverinë e Kosovës.

“Sot vizitova komunat e Kllokotit dhe Vitisë dhe pata takime të mira me kryetarët Vladan Bogdanoviq dhe Sokol Haliti. Ne diskutuam për nevojat më urgjente në ato komuna, duke përfshirë qasjen 24/7 në ujë të pijshëm, dhe bashkëpunimin e tyre me Qeverinë e Kosovës”, ka shkruar Szonyog në Twitter.

Go to TOP