Szunyog: Me fat Bajrami!
Shefi i zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Tomas Szunyog, ka uruar të gjithë besimtarët myslimanë për festën e Fitër Bajramit.
Ai ka thënë se muaji i Ramazanit është muaj i vetëreflektimit, ndarjes dhe sakrificës.
“Në vijim të muajit të agjërimit, vetëreflektimit, ndarjes dhe sakrificës, dua t’ju uroj të gjithë anëtarëve të komunitetit mysliman në Kosovë festën e Bajramit. Me fat Bajrami!”, ka shkruar Szunyog në Twitter.
Prev Post
Ambasadori Hovenier uron Fitër Bajramin
