Sylvinho para sfidës me Ukrainën: Duam ta nisim mbarë

Shqipëria luan nesër mbrëma luan takimin e parë të vlefshëm për Ligën e Kombeve ndaj Ukrainës, në ora 20:45 në stadiumin “Epet Arena”.

Në prag të kësaj sfide të rëndësishme për kuqezinjtë, të cilët duan ta nisin sa më mirë këtë edicion, trajneri Sylvinho foli në një konferencë për media.

Trajneri Silvinjo u shpreh se objektivi kryesor i ekipit në këtë ndeshje është që të marrin një rezultat pozitiv dhe të luajnë njëjtë si në kualifikueset e Evropianit, me shpirt e zemër në fushë. Ndër të tjera, tekniku brazilian vlerësoi Ukrainën si ekip shumë të fortë dhe me lojtarë cilësorë.

Ndeshja me Ukrainën? – Kur flasim për Ukrainën, flasim për grupin, një grup shumë i vështirë, me të katër ekipet që bënë një Evropian të mirë. Jemi në një grup të vështirë në Nations League. Trajneri i Ukrainës është shumë i zoti, e organizon mirë skuadrën, ka lojtarë shumë të mirë, janë Sudakov, Mudryk etj. Janë teknikë, shumë fizikë dhe të organizuar, kanë bërë një Evropian të mirë. Grupi ynë është shumë i vështirë. Ukrainën duhet ta përballojmë fizikisht, pasi është skuadër e vështirë dhe shumë teknike.

A jeni të kënaqur me tregun e futbollistëve të Kombëtares? – Po, ne vazhdimisht i ndjekim lojtarët tanë. Ka qenë një moment i vështirë, duke qenë se pas Evropianit kanë qenë pushimet dhe lojtarët kanë pasur edhe presionin e tregut për të bërë lëvizjet e tyre. Jemi vazhdimisht pas tyre dhe jemi të gjithë të lumtur së bashku me stafin teknik. Kështu mund të përqendrohen më tepër në ekip. Por që jemi shumë të lumtur.

Rikthimi i entuziazmit te futbollistët që nuk luajtën në Evropian? – Kjo është puna e Kombëtares. Kam pasur fatin të punoj edhe te Brazili. Kombëtarja është e hapur për të gjithë. Lojtarët vijnë me shumë dëshirë për të përfaqësuar kombin. Kur nuk ka dëshirë për këtë, nuk mund të japë shumë. Nuk jemi të shqetësuar. Kemi bërë 4 ditë stërvitje dhe janë shumë të motivuar. Jemi të kënaqur me motivimin e lojtarëve.

A do të jeni i kënaqur me një pikë nga ky udhëtim? – Në ndeshjen e fundit ndaj Moldavisë gjatë kualifikueseve për Euro 2024 ne na mjaftonte vetëm një barazim. Por nuk mendoj që ka ndonjë trajner që kënaqet vetëm me një barazim. Ne futemi në fushë për të fituar dhe punojmë vetëm për këtë gjë. Sigurisht që kemi lojtarë të rëndësishëm që na mungojnë, por që do të futemi një fushë për të luajtur fortë dhe për të marrë rezultatin më të mirë të mundshëm nga kjo ndeshje.

Ndeshja Shqipëri-Ukrainë fillon në orën 20:45.

Go to TOP