Syla thotë se Vjosa Osmanit do t’i përfundonte karriera politike po ta dërgonte opozita në Kushtetuese

Gazetari Valon Syla ka komentuar raportin e Departamentit Amerikan të Shtetit për Kosovën.

Në emisionin Pressing është ndalur tek pika ku përmendet shkarkimi i Valdete Dakës nga Presidentja Vjosa Osmani.

Në raportin e DASH, shkarkimi i Valdete Dakës nga pozita e kryetares së KQZ-së është përmendur së bashku me reagimin e disa organizatave të shoqërisë civile. Syla thotë se shkarkimi i saj ishte shkelje e Kushtetutës dhe se po ta dërgonte opozita në Gjykatë këtë çështje, atëherë karriera politike e Vjosa Osmanit do të merrte fund.

Por Syla shton se opozita u frikësua nga ky veprim për një arsye.

“Rasti i Valdete Dakës është më i rëndë. Shkarkimi i saj përbente shkelje të Kushtetutës e ne e dimë se çfarë ndodhë kur presidenti e shkel Kushtetutën. Tjetër që opozita u frikësua dhe nuk dërgoi pyetje në Gjykatën kushtetuese. E dimë se VV do të fitonte përsëri më shumicë të madhe zgjedhjet dhe aty kalkuluan. Por karriera e Osmanit do të përfundonte aty”, tha ai.

Go to TOP