Sveçla takohet me zyrtaren e NATO-s, flasin për situatën në veri

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka pritur në takim Ariella Viehe, Shefe e operacioneve aktuale, Divizioni për Operacione i Shtabit të Përgjithshëm të NATO-s.

Ministri Sveçla ka thënë se me zyrtaren e NATO-s kanë folur për situatën në veri të vendit.

‘Kënaqësi që të takoj sërish znj. Ariella Viehe, Shefe e operacioneve aktuale, Divizioni për Operacione i Shtabit të Përgjithshëm të NATO-s”, ka shkruar ai në “Facebook”.

Sveçla ka njoftuar se me të ka biseduar për situatën e sigurisë në Republikën e Kosovës, veçanërisht në veriun e vendit.

“E njoftova znj. Viehe për punën e institucioneve tona në shërbim të të gjithë qytetarëve tanë atje. Kam shprehur shqetësimin për qasjen e vazhdueshme destruktive të Serbisë si dhe për gjuhën e veprimet e saj kërcënuese në raport me Republikën tonë. Theksova rëndësinë e ndëshkueshmërisë së ekstremistëve të dhunshëm e terroristëve, si garancë e mospërsëritjes së sulmeve me të cilat jemi ballafaquar së bashku me pjesëtarët e KFOR. Vlerësuam lartë të dyja palët bashkëpunimin dhe punën e palodhshme të Policisë së Kosovës dhe KFOR, në krijimin e një ambienti të qetë e të sigurt për qytetarët tanë”, tha ai. /Kosova.info/

Go to TOP