Sveçla sheh nga afër si kapet droga

Policia e Kosovës ka pranuar si donacion disa skanerë të dorës, kamera termike e endoskop të dronëve nga UNDP, mjete këto të cilat shërbejnë në luftimin e kontrabandës.

Pajisjet e pranuara do të ju shërbejnë organeve të rendit, për zbulimin e armëve dhe municioneve nëpër pika kufitare brenda veturave të dyshimta, njofton Klan Kosova.

Derisa janë demonstruar edhe praktikisht ushtrimet për përdorimin e këtyre pajisjeve të cilat nga afër për herën e parë i ndoqi edhe ministri i Punëve të Brendshme Xhelal Sveçla.

Kurse, përfaqësuesja e Përhershme e UNDP-së në Kosovë, Mario Suokko, tha se mburren që janë duke përkrahur Kosovën, në mënyrë që të kemi një rajon të siguruar.

Vlera e pajisjeve që të enjten policia i mori falë, është 440 mijë dollarë.

Go to TOP