Suspendohet zyrtari policor i dyshuar për kontrabandë me mallra

Një zyrtar policor është suspenduar dhe është rekomanduar edhe suspendimi i një zyrtari në pikën kufitare Qafë-Prush për kontrabandë me mallra.

Dy ditë më parë hetuesit e Inspektoratit Policor i Kosovës ka njoftuar se ka pranuar informacione nga Policia e Kosovës për një rast të dyshuar për kontrabandë të mallit ku dyshohej se ishte përfshirë një zyrtar policor.

Hetuesit e IPK-së menjëherë i janë përgjigjur rastit dhe kanë ndërmarre veprime paraprake hetimore në konsultim me Prokurorinë Themelore në Gjakovë.

“Pas ndërmarrjes dhe veprime paraprake, hetuesit e IPK-së kanë gjetur se zyrtari policor (me detyrë në Njësitin Rajonal të Komunikacionit Rrugor në Gjakovë)  ka kontrabanduar mall përmes pikës kufitare Qafë Prush në vlerë prej mbi 4000 euro (kamera, alarme dhe mjete tjera për internet) duke vozitur dhe përdorur një veturë private. Hetuesit e IPK-së kanë intervistuar disa dëshmitarë dhe të dyshuarin (zyrtarin policor) dhe në konsultim me Prokurorinë kane iniciuar rastin “Kontrabandim me mallra””, ka njoftuar IPK.

Tutje bëhet e ditur se në kuadër te hetimit dhe veprimeve tjera të natyrës administrative, IPK i ka rekomanduar Policisë së Kosovës masën e suspendimit të zyrtarit policor  të dyshuar në këtë rast si dhe rekomandimin për suspendim edhe të udhëheqësit të ndërrimit në pikën kufitare Qafë Prushi në kohën kur dyshohet se është kryer vepra penale.

Go to TOP