Suspendohen dy zyrtarë policorë në Qafë Morinë, dyshohen për keqpërdorim të detyrës e marrje ryshfeti

Inspektorati Policor i Kosovës njofton se janë suspenduar dy zyrtarë policorë, të Stacionit Policor për Mbikëqyrje të Kufirit Qafë Morinë.

Në njoftim bëhet e ditur se veprimet hetimore në këtë rast janë vazhdimësi e operacionit të IPK-së të koduar me emrin “Pika”.

Ndërsa, zyrtarët policorë të përfshirë në këtë rast dyshohen për veprat penale “Keqpërdorim i pozitës dhe autoritetit zyrtar” dhe “marrje e ryshfetit”.

“Me rekomandim të IPK-së dy zyrtarët policorë janë suspenduar përderisa hetuesit e IPK-së në koordinim më Prokurorinë e Shtetit do të vazhdojnë të ndërmarrin edhe veprime të tjera hetimore drejt ndriçimit të plotë të të gjitha rrethanave që ndërlidhen më këtë rast”, thuhet në komunikatën për media. 

Go to TOP