Superliga rikthehet këtë vikend me disa supersfida

Superliga e Kosovës në futboll, rikthehet këtë fundjavë me ndeshjet e xhiros së 23-të.

Vikendi që po vjen pritet të jetë i “nxehtë” në elitën e futbollit tonë pasi që tashmë garat e këtij sezoni, kanë hyrë në fazën më interesante, ku gara për titull të kampionit, dalja në Evropë dhe ‘lufta’ për ekzistencën po bëhen gjithnjë e më të zjarrta.

Xhiroja e 23-të do të hapet të shtunën pasdite me tri ndeshjet e para, ku do të përballen Dukagjini-Ballkani, Feronikeli 74’-Llapi dhe Fushë Kosova Drita.

Dy sfidat tjera të kësaj xhiro, do të luhen të dielën pasdite, ku përballen Prishtina-Liria dhe Gjilani-Malisheva.

Superliga / Java e 23-të

Të shtunën takohen:

Dukagjini-Ballkani

Feronikeli 74’-Llapi

Fushë Kosova-Drita

Të dielën takohen:

Prishtina-Liria

Gjilani-Malisheva

Go to TOP