Superliga e basketbollit rikthehet sot me dy sfida joshëse

Superliga e Kosovës në basketboll, rikthehet sonte me dy ndeshjet e para të xhiros së 26-të, ku do të përballen Bashkimi-Sigal Prishtina dhe Ylli-Vëllaznimi.

Në Prizren do të ndeshen dy skuadrat me traditë në basketbollin e Kosovës, Bashkimi dhe Sigal Prishtina. Prizrenasit ndodhen në vendin e gjashtë me dhjetë fitore e 15 humbje, kurse prishtinasit në vendin e katërt me 15 fitore dhe dhjetë humbje. Të dy skuadrat kërkojnë një vend sa më lartë në renditje, që është shumë e rëndësishme për “Play-off”.

Dy skuadrat që kanë siguruar “Play-off”-in, Golden Eagle Ylli dhe Vëllaznimi ndeshen në Therandë. Ylli është në vendin e tretë me 16 fitore e nëntë humbje, kurse kuqezinjtë janë në vendin e pestë me 11 fitore e 14 humbje.

Ndërkaq, të enjten Istogu do të ndeshet me kampionen, Pejën. Istogasit kanë një fitore e 24 humbje, kurse verdhezinjtë janë në pozitën e dytë me 17 fitore e tetë humbje.

Dueli i fundit i kësaj xhiro është ndërmjet Trepçës dhe Proton Cable Prizrenit. Mitrovicasit kanë siguruar vendin e parë me 23 fitore e vetëm dy humbje, kurse prizrenasit janë në vendin e pestë me shtatë fitore e 18 humbje.

Superliga-Java 26

Sot takohen:

19:00 Bashkimi-Sigal Prishtina

19:00 Golden Eagle Ylli – Vëllaznimi

Nesër takohen:

19:00 Istogu-Peja

20:00 Trepça-Proton Cable Prizreni

Go to TOP