Superhëna blu, çfarë e bën kaq të veçantë fenomenin qiellor të 30 gushtit

Hëna më e madhe dhe më e ndritshme e vitit do të jetë e dukshme të mërkurën dhe të enjten nga e gjithë bota.

Do të jetë një shans i rrallë për të parë atë që njihet si superhëna blu – e fundit ishte në vitin 2009.

Kjo Hënë blu njihet edhe si superhëna dhe do të duket më e madhe dhe më e ndritshme se zakonisht. Kjo për shkak se Hëna është afër pikës më të afërt në orbitën e saj rreth Tokës.

Por kushdo që shpreson të shohë Hënën me ngjyrën blu do të zhgënjehet.

Emri i Hënës nuk ka të bëjë fare me ngjyrën, por përkundrazi quhet kështu sepse nuk hyn në skemën e zakonshme të Hënave të emërtuara.

Kulturat në mbarë botën, duke përfshirë shoqëritë vendase amerikane, u japin emra Hënave të plota.

Një Hënë e plotë në përgjithësi ndodh një herë në muaj, që do të thotë se një vit mesatar ka 12. Por fazat e Hënës në fakt kërkojnë 29.5 ditë për të përfunduar, ose 354 ditë për 12 cikle.

Kjo është më pak se 365/366 ditët në një vit kalendarik, kështu që afërsisht çdo dy vjet e gjysmë, shihet një Hënë e plotë e 13-të.

Hëna e fundit blu ishte në gusht 2021 dhe hëna tjetër do të jetë në 2026.

Por kombinimi i një Hëne blu dhe super Hënës është shumë më i rrallë dhe do të duhet të presim deri në vitin 2037 për ta parë atë përsëri.

Go to TOP