Sulmohet ambasada e Bjellorusisë në Londër, lëndohet rëndë diplomati

Ambasada e Bjellorusisë në Londër është sulmuar ditën e sotme. Si pasojë është lënduar rëndë një diplomat bjellorus.

Sipas mediave të huaja, një grup personash kanë dëmtuar fasadën e objektit dhe më pas kanë sulmuar fizikisht disa diplomatë bjellorusë.

“Grupi fillimisht ka dëmtuar pikën e karburantit dhe më pas ka sulmuar diplomatët në vend. Njëri prej tyre ka pësuar lëndime të rënda trupore dhe është dashur të kërkojë ndihmë mjekësore. Diplomati ka pësuar thyerje të hundës, tronditje të lehtë dhe thyerje të dhëmbit”, thuhet në njoftim.

“Është përcaktuar se personat që sulmuan ambasadën janë me shumë gjasa anëtarë të grupit radikal të imigracionit Nadzeja”, shtohet në deklaratë.

Go to TOP