Sulmi terrorist, Begaj: Shqipëria në solidaritet të plotë me Australinë

Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj ka reaguar ndaj sulmit terrorist në Australi ndërsa u shpreh ngushëllim familjarëve të viktimave.

Begaj, në një postim në platformën X, ka shprehur solidaritetin e Shqipërisë me Australinë kundër terrorizmit dhe urrejtjes.

“Dënoj fuqimisht sulmin terrorist në Bondi Beach, Australi. Ngushëllimet e mia familjeve të viktimave të pafajshme dhe shërim të shpejtë të plagosurve. Shqipëria qëndron në solidaritet të plotë me Australinë kundër terrorizmit dhe urrejtjes”, shkruan presidenti Begaj në X. /Kosova.info/


Go to TOP